Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kukësi ‘macja e zezë’, por Teuta kërkon fitoren

Kukësi mund të konsiderohet si ‘macja e zezë’ për Teutën, një duel që më së shumti ka parë fitues kampionët në fuqi, pavarësisht se ku është luajtur, në Durrës apo ‘Zeqir Ymeri’.

Madje shifrat flasin në favor të verilindorëve, që në 26 përballjet ndërmjet tyre kanë 16 fitore, ndaj 4 të djemve të detit, ndërkohë që edhe golat e shënuar janë dukshëm në favor të Kukësit, që ka shënuar dyfishin e kundërshtarit, 48 ndaj 24.

Në sezonet e fundit kjo sfidë ka prodhuar edhe polemika të shumta mbi gjykimin, ku mjafton të kujtojmë sfidën e fazës së 3-të, ku të dy trajnerët si Pacult ashtu edhe Begeja, kishin rezerva për arbitrimin.

Megjithatë në situatën ku ndodhet Teuta shifrat nuk kanë shumë vlerë, pasi çdo sfidë është si një finale për mbijetesë tek durrsakët. Teuta vjen nga fitorja shpresëdhënëse ndaj Partizanit dhe besimi është rritur së tepërmi në skuadër për të arritur sa më parë mbijetesën.

Madje djemtë e detit nuk tremben as nga fakti që në 13 javët e fundit Kukësi njeh vetëm një humbje, periudhë në të cilën ka koleksionuar 10 fitore. Gentjan Begejën e ngroh fakti që në sulm ekipi ka një marzh prej kampioni, pasi ka shënuar 6 gola në vetëm dy ndeshje.

Në duelin e “Niko Dovanës” shifrat nuk vlejnë shumë, pasi në fushë skuadrat janë të etura për sukses, me Teutën që duhet të kalojë të ashtuquajturën ‘mace të zezë’ për të synuar mbijetesën.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...