Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Kukësi me dy qëndërsulmues? Eksperimenti i Cungut nuk funksionoi!

Kupa është një kompeticion që në fazat e hershme të lejon të eksperimentosh, të aktivzosh lojtarë jashtë pozicionit apo të kryesh një rotacion të gjërë. Kukësi nuk e kishte “luksin” të rreshtohej me linja të dytë dhe të ndryshonte fizionomi, kjo sepse humbja në takimin e parë me Apoloninë rrezikonte një rrëzim me “fytyrë drejt humnerës”, megjithatë Cungu disa “gurë shahu” i lëvizi. Për herë të parë nga momenti kur Vasil Shkurtaj nënshkroi me blutë, tekniku vendosi që përkrah tij të ishte “goleadori” tjetër i skuadrës Artur Reginaldo. Skema  e aplikuar për ti marrë maksimumin dy sulmuesve ishte 4-4-2, Teqja në të djathtë të mbrojtjes, Shameti dhe Krasniqi në qëndër, Rrumbullaku në të majtë,  Çyrbja, Rroca, Limaj , Et’hemi dhe Reginaldo e Shkurtaj në vijën e parë.

Dy ish sulmuesit e Luftëtarit provuan disa herë të kombinonin, madje në momentin e golit të Shkurtajt, Reginaldo u tërhoq duke i lejuar hapësirë vlonjatit, një shenjë altruizimi që për hir të së vërtetës mozambikasi nuk e ka shfaqur shpesh gjatë viteve të fundit në Superiore, gjithsesi gjasat janë që këtë formulë  të mos e shohim më, ose të paktën jo në të ardhmen e afërt. Cungu për ta lidhur pak edhe me profesionin tjetër që ai ka atë të mësuesit të fizkulturës nuk i dha notë kaluese dhe e tha qartë që kjo dyshe për të luajtur sëbashku kërkon kohë, kohë që sipas teknikut Kukësi nuk e ka në dizpozicion. Ai që u përgjigj shumë mirë që ditën e parë të mësimit ishte nxënësi më i ri, Valdet Rama. Kundërshtari nuk ishte i nivelit më të lartë, por gjithsesi 31-vjeçari nuk ngjante si një futbollist që kishte një vit pa e provuar fushën e lojës. Është ende herët për ta thënë, por ndoshta do të jetë pikërisht Rama goditja më e madhe e merkatos së Kukësit.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...