Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kukësi më i fortë apo më i dobët nga merkatoja, ndaj Partizanit dallohen limitet!

Sezoni i kaluar u mbyll në kuotën e 59 pikëve, 11 më pak se rivalët e Partizanit me Kukësin që u detyrua të bënte paradën e nderit ndaj kampionëve duke i parë të ngrinin trofeun e shumë ëndërruar pikërisht në sfidën e fundit direkte mes tyre. Ambiciet në kampin verilindor nuk ndryshojnë, por gjithsesi si në çdo prag sezoni dilema mbetet, Kukësi i ri do të jetë më i fortë apo më i dobët se ai i sezonit të kaluar, natyrisht duke u bazuar kryesisht te bilanci i afrimeve me largimet e merkatos së kësaj vere.

Në sulm janë larguar lojtarë të rëndësishëm, duke nisur nga Reginaldo kryegolashënuesi i skuadrës dhe i kampionatit e po ashtu dhe William Cordeiro që si një xhol i vërtetë kishte një kontribut të rëndësishëm edhe në fazën sulmuese. Gjithsesi këtu llogaritë janë të balancuara pasi Mirlind Daku është një premtim i madh, një sulmues që të gjithë do ta dëshironin dhe që pritet të shpërthejë këtë vit në Superiore, ndërsa Enis Gavazaj në krah është një afrim i shkëlqyer që mbi të gjitha e njeh kampionatin, e megjithatë për sa i përket fazës sulmuese fakti se nga anon peshorja ka të bëjë me Valdet Ramën, në varësi të përgjigjes së tij që do të bëjë diferencën.

Për sa i përket mesfushës titullari i larguar është Irakli Dzaria, e po ashtu edhe Arbër Cyrbja dhe Arlind Kalaja e megjithatë reparti ofron alternativa por sektori që ofron dyshimet më të mëdha është mbrojtja. Simon Rrumbullaku, Ylli Shameti, Cuculi zyrtarisht të larguar dhe po të llogaritet edhe Stivi Frashëri bëhen pesë titullarë të prapvijës që nuk janë më pjesë e skuadrës , edhe pse afrimet edhe këtu nuk kanë munguar me Kitanovskin e Bruno Lulajn , si dhe Blerim Kotobellin të zyrtarizuar së fundmi teksa shfaqet me fanellën e re nevoja për ndërhyrje është evidente.

Verilindorët presin një mbrojtës nigerian por mbetet për t’u parë se çfarë garancie do të ofrojë mbrojtja si reparti që siç thuhet vendos kampionatet. Një Kukës më i fortë apo më i dobët se ai i vitit të kaluar, fakti është se ndryshimet janë të shumta, dhe a do të funksionojnë kjo mbetet për tu parë, që në provën e zjarrit që verilindorët do të kenë këtë të dielë në Superkupën e Shqipërisë përballë Partizanit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...