Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kukësi me rikthime të rëndësishme ndaj Teutës për të shmangur krizën!

Në javën e 12-të të Superiores pak kush do të kishte menduar se Teuta do të qëndronte mbi Kukësin në tabelën e renditjes, aq më tepër që në fazën e parë verilindorët triumfuan në “Niko Dovana”, por brenda një faze situata ka ndryshuar me Teutën që falë pesë rezultateve pozitive radhazi e gjen veten 1 pikë mbi Kukësin në vendin e katërt. Verilindorët kanë patur jo pak luhatje gjatë këtij edicioni lidhur ndoshta dhe me faktin që skuadra këtë vit nuk po luan në “Zeqir Ymeri” që ishte shndërruar në një kështjellë për kuksianët duke shëtitur në 4 impiante të ndryshme për ndeshjet shtëpiake në vetëm 12 javë, aq sa sfida me durrsakët do të luhet tashmë në “Selman Stërmasi”, teksa më parë ka prekur dhe fushën e “Elbasan Arenës”, “Loro Boricit” por dhe stadiumit të Kamzës. Pavarësisht se për momentin Teuta është në një formë më të mirë se formacioni i Cungut, Kukësi deri diku është shndërruar në një makth për durrsakët në që në transfertë nuk kanë mundur të fitojnë asnjëherë ndaj nënkampionëve të Shqipërisë, teksa numërojnë vetëm dy barazime dhe ato në vitin e ngjitjes së Kukësit në Superiore. Gjithsesi forma e treguar nga formacioni i Shkëmbit në javët e fundit dhe mbi të gjitha rezultatet e arritura me përmbysje të bëjnë të mendosh se Teuta këtë herë do të provojë ta thyejë këtë tabu dhe pse te Kukësi ka rikthime të rëndësishme siç janë ato të Melo dhe kapitenit Shameti, që duket se është riaftësuar 100 përqind, ndërkohë që gjatë javës dhe Simon Rrumbullaku rinisi stërvitjen me grupin.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...