Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kukësi mendon për Europën dhe planifikon merkaton

Sindrit Guri, Elis Bakaj , Rauf Aliev, Amido Balde. Dy prej tyre e mbyllën avënturën te Kukësi pa përfunduar sezoni, ndërsa dy të tjerët i kanë përgatitur valixhet. Në këtë mënyrë drejtuesve blu i duhet të rimëkëmbin një nga repartet kryesorë në sportin e futbollit. Hapat e parë janë hedhur që tani dhe majde janë vendosur piketat për ristartin e përgatitjeve në kuadër të Europa Leagues. Kukësi pas mbyljes së ediconit do të rikthehet të stërvitet më 15 qershor dhe me shumë mundësi faza përgatitore do të zhvillohet në Slloveni për të shfrytëzuar edhe klimën më të freskët.

Drejtuesit kanë vendosur në funksion radarët për të gjetur dy lojtarë sulmues të aftë për të plotësuar hapësirën që do të krijojë largimi i Gurit, kuptohet më e lehtë ta thuash se sa ta realizosh. Megjithëse të gjithë futbollistët aktual kanë nëshkruar për të qënë pjesë e skuadrës edhe në Europa League duket e vështirë që 24-vjeçari shkodran dhe klubi ti rezistojnë ofertave deri në mbyllje të aventurës europiane. Enea Koliçi është gjithashtu i destinuar të largohet pas fundit të sezonit, megjithëse dëmtimi i Frashërit mund ta detyrojë portierin të qëndrojë. Veri-lindorët kanë nisur kërkimet për të afruar edhe 2 mesfushorë e një mbrojtës. Pra kantieri e ka hedhur shtresën e parë dhe intesnisteti i punimeve është i lartë për të ndërtuar një skuadër sa më shumë konkuruese dhe synimi i presidencës është i qartë, të ndiqen gjurmët e Skënderbeut që sezonin e shkuar siguroi fazën e grupeve në Europa League. Në raundin fillestar blutë falë koefiçentit ndodhen në vazon më të mirë c’ka do të thotë se nuk do të kenë përballë kundërshtarë të nivelit të lartë, megjithatë kalimi i vetëm një turi do të konisderohej një dështim, krijimi i këtij mentaliteti në vetvete është një sukses.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...