Lëvizje e dyfishtë por me kahe të kundërta te Kukësi pak më shumë se një javë nga Superkupa e Shqipërisë, që shënon dhe startin e sezonit të ri për futbollin shqiptar. Klubi verlindor dhe futbollisti izraelit Siraj Naser kanë prishur kontratën e nënshkruar në fund të qershorit, pasi 26-nuk ka pranuar rishikimin e termave financiare. Drejtuesit e kampionëve në fuqi, të pakënaqur nga rendimenti i lojtarit, i cili u aktikvizua si zëvendësues në dy përballjet me Sherifin e Tiraspolit në raundin e dytë të Championsit, i kanë sugjeruar vijmin e bashkëpunimit vetëm me ulje të pagës, por që nuk është pranuar nga mesfushori. Në këto rrethana, palët kanë vendosur me konsensus prishjen e parakohshme të kontratës.
Një mesfushor largohet, një tjetër afrohet. Klubi verlindor ka siguruar shërbimet e nigerianit Samuel Gilmore. 21-vjecari e ka nisur karrierën te skuadra Lagosit në Nigeri, por nga 2015 është zhvendosur në futbollin izraelit ku fillimisht është aktkvizuar me Hapel Acre e, për të veshur më pas fanellën e Hapoel Petah Tikva. Gilmore konsiderohet një element cilësor i prespektivës, me Milinkovic që duhet ta ingranojë sa më parë te skuadra kampione e Shqipërisë.
