Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kukësi në Laç pa tre titullarë, “dhimbje koke” për Duron

Kukësi kundër Flamurtarit nuk na emocionoi me lojën e treguar, përkundrazi pati momente kur më shumë të tërhiqte futbolli i kuqezinjve, që janë në vendin e fundit, sesa ai i bluve, megjithatë rezultati është “mbreti” i futbollit dhe në fund e drejta u takon nënkampionëve, që morën maksimumin e pikëve.

Absolutisht për justifikim, por lojtarët, që për arsye të ndryshme nuk zbritën në fushë, kanë jo pak ndikimin në mënyrën se si skuadra luan, mbi të gjitha Limaj e Shkurtaj.

Problemi është se këtë fundjavë Kukësi do të përballet në transfertë me skuadrën më në formë të momentit, Laçin, dhe Limajt e Shkurtajt në infermieri u është bashkuar edhe Kristal Abazaj. Anësori u dëmtua në fillimin e takimit kundër Flamurtarit dhe pas ekzaminimeve janë evidentuar shembje me hematomë në zonën lombare. Nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve, gjasat janë që 23-vjeçari të rikthehet pas ndërprerjes së kampionatit për shkak të ndeshjeve të kombëtares.

Sa i përket autorit të 7 golave në kampionat, Shkurtajt, dëmtimi muskulor nuk është i një shkallë të rëndë, por ende nuk dihet nëse ai do të jetë apo jo i gatshëm për të dielën. E njëjta situatë edhe për Vesel Limajn.

Janë 3 lojtarë që ndikojnë, pa diskutim, në mënyrën sesi Duro do ta ndërtojë formacionin dhe të shkosh në Laç pa 3 elementë kryesorë të shkakton një migrenë të lehtë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...