Abissnet Superiore

Kukësi nënshkruan me ish kapitenin e Arbërisë, Tirana prezanton Zhivanajn

Kreshnik Bahtiri është futbollisti më i ri i Kukësit. Mesfushori 28-vjeçar nga Kosova firmosi kontratë një vjeçare me verilindorët, teksa është përfshirë edhe opsioni për rinovimin edhe një tjetër sezon, nëse palët do të jenë të kënaqura nga bashkëpunimi.

Bahtiri vjen nga skuadra e Arbërisë në Superligën e Kosovës, ku së fundi ka mbajtur shiritin e kapitenit, është aktivizuar si titullar në 32 ndeshje dhe ia ka dalë të shënojë 7 gola e të japë 4 asiste.

“Shpresoj të jap më të mirën te Kukësi. Është një klub i organizuar shumë mirë dhe shpresoj të vazhdojë kështu e të fitojmë titullin kampion këtë sezon. Forca Kukësi!”, tha Bahtiri në fjalët e para si futbollist i verilindorëve.

Kreshnik Bahtiri është futbollisti i pestë që nënshkruan në këtë merkato vere me Kukësin, pasi më herët janë prezantuar sulmuesit anësorë Basa nga Kroacia e Alija Krnic nga Mali i Zi, sulmuesi i ardhur nga Kastrioti, Klejdi Daci dhe mbrojtësi i majtë Edison Ndreca.

Edhe Tirana ka zyrtarizuar afrimin e një tjetër futbollisti pasditen e sotme. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin Realf Zhivanaj, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e Kastriotit dhe tashmë ka firmosur për dy sezone me klubin bardheblu.

Futbollisti 23-vjeçar luajti shumë ndeshje si titullar me krutanët sezonin e kaluar dhe u dallua për grintën e shpirtin luftarak në fushë, ndërsa tani do të vihet në dispozicion të trajnerit Orges Shehi për sezonin e ardhshëm.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency