Kategoria Superiore

Kukësi nis punën në merkato dhe publikon agjendën e përgatitjeve

Kupa e Shqipërisë është një trofe që meriton respekt, por Kukësi ka fituar një mendësi që e dërgon përtej këtij trofeu, dhe më lart se Kupa qëndron vetëm kampionati. Për këtë arsye ka nisur që tani planimetria për të ndërtuar një skuadër e cila të jetë jo vetëm antagonistja kryesore e Partizanit, por të ketë forcën për ta udhëhequr deri në fund Superiorja, natyrisht fillimisht përqendrimi është tek Europa League.

Ndryshimet kanë nisur menjëherë, është zyrtarizuar tashmë largimi i William Cordeiros. Braziliani zhvilloi një sezon pozitiv duke realizuar edhe 5 gola, por 25-vjeçari dhe klubi jo vetëm që nuk gjetën gjuhën e përbashkët për rinovimin, por duket se as nuk kishin ndonjë dëshirë ekstreme për të vijuar eksperiencën së bashku.

Irakli Dzaria do të rikthehet në Gjeorgji. Cilësitë e mesfushorit janë vlerësuar gjithnjë, por thirrja e familjes është e fortë dhe 30-vjeçari dëshiron që të qëndroj sa më pranë bashkëshortes dhe vajzës së vogël. Reginaldo ende nuk është sfumuar plotësisht, pasi trajneri Gjoka e dëshiron në skuadër dhe nëse pas pushimeve “furtuna” është qetësuar, nuk përjashtohet që të rinisin kontaktet për rinovimin.

Përsa u përket afrimeve, është mbyllur akordi për Emiljano Mustën. Mesfushori i cili 2 edicionet e fundit ka qenë pjesë e Flamurtarit, ka gjetur marrëveshjen dhe pritet vetëm firma, ndërsa e njëjta situatë edhe për ish portierin e Kamzës, Ilir Avdylin.

Përsa i përket agjendës së fazës përgatitore, Kukësi do të nisë përgatitjet në kryeqytet më 15 qershor, më pas nga data 20 deri në 26 do të vijojë stërvitjet në Elbasan, ndërsa më pas do të spostohet në Ohër deri më datën 9 Korrik, pasi më 11 do të zhvillohet sfida e parë e paraeliminatoreve të Europa Leagues.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency