Merkato

Kukësi nuk ndalet në merkato, vjen edhe braziliani William Cordeiro Melo

Një merkato për notën 10, të paktën deri më tani për Kukësin. Duket pa frena fushata e shit-blerjeve në klubin veri-lindor që pasi nënshkroi me Sebino Plakun ka siguruar një tjetër element mjaft cilësor. Supersport  mëson se blutë kanë mbyllur akordin me mbrojtësin brazilian William Cordeiro Melo.

24-vjeçari i cili luan në linjën e djathtë është bindur nga drejtuesit e klubit dhe do të jetë shumë shpejt në Shqipëri për të nënshkruar kontratën.

Cordeiro në karrierën e tij ka qënë pjesë e Figuerenses në ligën kryesore të Brazilit, ndërsa ka luajtur edhe në Serinë B braziliane me Clube de Regatas e Ferroviaria. Edicionin e fundit ishte pjesë e Oestes duke qënë një titullar i padiskutueshëm tek skuadra nga Itapolis.

William është një mbrojtës tipik brazilian, teknik , i shpejtë dhe që parapëlqen të sulmojë. Drejteusit e Kukësit pasi kanë studiuar disa takime të tij kanë vendosur ti parashtrojnë ofertën e cila në parim është pranuar nga 24-vjeçari. Vlera e tij në treg është e rëndësishme pasi kartoni i Cordeiros kuotohet me shifrën 600 mijë euro, një fakt që meriton të ketë vwmendje. Me sa duket blutë e kanë gjetur menjëherë zëvendësuesin e Zderic. Kroati i cili u afrua në janar ka mbyllur me marrëveshje bashkëpunimin me nënkampionët.

To Top