Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kukësi-Partizani në “Air Albania” dhe jo vetëm, ndizet Superiorja!

Që në fillim të kampionatit nëse kishte dy ekipe që mendohej se do të rivalizonin me njëra-tjetrën për çështjen e titullit kampion ishin Kukësi dhe Partizani. Kampioni në fuqi dhe vendi i dytë. Ndaj përballjet mes tyre janë shndërruar natyrshëm në një klasike, aq sa tashmë do të hapin për herë të dytë në këtë sezon për një ndeshje të Superiores, dyert e impiantit të ri, Air Albania Stadium. E denjë për t’u luajtur në një arenë dinjitoze dhe e denjë për një sfidë titulli, kjo e kësaj të diele për të dyja ekipet shihet gjithashtu dhe si përballja që në mos vendimtare mund të ketë ndikim në garën për titullin. Kukësi jo vetëm do të ruante vendin e parë në renditje por do të kishte mundësi të kishte një shkëputje ndaj atyre që të paktën në një vështrim të parë shihen si rivalët kryesorë, ndërsa për Partizanin suksesi do të ishte i barazvlefshëm me mbërthimin e kundërshtarit dhe shndërrimin e garës për titullin në një duel dhe më të etshshëm.

2020-ta në start nuk është se solli atë që pritej në të dyja kampet. Debutimi i Sormanit në Korçë prodhoi humbje dhe pse për 40 minuta u duk sikur Partizani nuk kishte rivalë në fushë ndërsa kukësi bëri një ndalesë të papritur në gjirokastër në një sfidë që e mendonte të fituar dhe që në këtë përballje do të kishte bërë që të shkonte disi më i qetë. Gjithsesi për Kukësin dhe për Partizanin përvec se një sfidë titulli është e rëndësishme që dhe tifozeritë e tyre të përgjigjen në apel, jo vetëm për të mbushur impiantin dhe për të dhënë mbështetjen për skuadrat e tyre por për ta veshur tërësisht këtë sfidë me spektaklin që i takon një dueli titull.

4 fitoret radhazi të Tiranës, e fundit e arritur në kufirin e kohës kanë rikthyer besimin te bardheblutë se ky sezon mund të ketë një tjetër përfundim nga ai që u mendua në fundin e nëntorit kur skuadra calonte, nuk prodhonte lojë dhe as rezultate. Egbo në kuptimin e vërtetë të fjalës e ka shkundur Tiranën, ka mundur të nxjerrë nga ajo adn që e ka karakterizuar me ekipin që nuk dorëzohet kurrë dhe këtë fundjavë me një kalendar mëse të përballueshëm përballë L0uftëtarit mund të vijë jo vetëm fitorja e 5-të radhazi por gjithashtu dhe vendi i parë në renditje me pak fat që do ta bënte më pas Tiranën të ëndërronte fortë për një titull të munguar shumë gjatë.

Gjithsesi merita e Tiranës deri tani ka qenë se nuk ka nënvlerësuar askënd dhe Luftëtari dhe pse në letër mund të duket i kalueshëm dhe pse është mes njëmijë e një problemeve mund të jetë një ekuacion që mund të rezultojë i vështirë për t’u zgjidhur nëse nuk merret seriozisht. Këtë e di shumë mirë trajneri Egbo, aq më tepër pas barazimit të fundit të gjirokastritëve me Kukësin që ishte treguesi se kjo skuadër dhe mes një mijë e një problemeve mund të jetë problematike. Në lojë do mes të dyja këtyre skuadrave do të jetë një mision në dukje i pamundur, për Tiranën ajo e arritjes së titullit ndërsa për Luftëtarin e një shpëtimi që dëshirojnë ta besojnë dhe pse duket mëse i vështirë. Deri sa të ketë shpresë askush nuk do të dorëzohet, për titull apo mbijetesë.

Teuta dhe Bylis kampionatin e tyre do të kishin dëshiruar që kampionati të mos kishte patur ndoshta pushimet e dimrit, pasi të dyuja ekipet e mbyllën 2019-ën me paraqitje mbresëlënëse dhe ndërprerja e kampionatit i penalizoi jo pak në garën e tyre. Të dyja e nisën me humbje dhe pse në mënyra të ndryshme, Teuta me Lacin, Bylis me Tiranën. Por tanimë është momenti për të bërë një kthesë dhe kthesa mund të nisë përballë njëra tjetrës. Të dyja kanë pësuar ndryshime të rëndësishme këtë dimër. Te Teuta largime, i fundit ai i Silvester Shkallës por dhe shumë afrime, te Bylis gjithashtu disa lëvizje që kërkojnë të përforcojnë organikën duke i dhënë dovedanit elementët e nevojshëm për të mbërritur europën. Sfida e kësaj të diele në niko dovana do të jetë tashmë dhe një test për të parë se si janë kolauduar pas ndërprerjes. Për Teutën bilanci është pozitiv ndaj Bylisit, me 4 pikë dhe asnjë gol të pësuar por a do të vazhdojë të jetë i tillë dhe pas 90 minutave të kësaj fundjave?

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...