Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kukësi-Partizani, nga sfidë titulli, në duel për “shpëtimin” e sezonit

Një vit më parë, Kukësi-Partizani ishte një sfidë për titull, një vit më pas Kukësi-Partizani është shndërruar në një duel shpëtimi, jo për qëndrimin, por për të ardhmen e stafeve teknike. Përpara duelit të së hënës, te të dyja skuadrat jepen ultimatume, që sfidat e radhës të prodhojnë rezultatet, pikët por dhe lojën e pretenduar në fillim të sezonit. Në Kukës, Milinkovic ndihet i rrezikuar pas 3 barazimeve radhazi dhe diferencës -7 nga Skënderbeu kryesues, por kjo me Partizanin mund të jetë ndeshja e kthesës për të dhe Kukësin. Katër takimet e fundit mes dy ekipeve nuk kanë prodhuar fitues dhe të mundësh Partizanin, që gjithashtu ka nevojë për pike, duket një detyrë e vështirë, megjithatë duket se këtë herë Milinkovic nuk ka shumë zgjedhje, pasi pozitat e tij do të rëndoheshin dhe më tepër. Në krahun tjetër, Partizani ka një seri prej 3 humbjesh radhazi, të shoqëruara dhe me 3 ndeshje pa gol, që konfirmojnë mbi të gjitha dhe problemin në sulm. Takimi i parë i Starovës në stol nuk solli ndonjë ndryshim dhe për faktin se periudha ishte tejet e shkurtër, por dhe për të kuqtë vlen i njëjti diskutim si te Kukësi, duhet rezultati. Një rezultat, që nëse do të vinte përballë Kukësit, mund të ndryshonte dhe humorin, por dhe të kthente sezonin për Partizanin, sepse, është e vërtetë që në fazën e dytë të kampionatit Kukësi-Partizani nuk është më një duel titulli, por pikërisht kjo sfidë mund të jetë një pikënisje drejt korigjimit të një sezoni që ka nisur me këmbën e mbrapshtë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...