Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kukësi përforcohet në prapavijë, prezanton mbrojtësin e përfaqësueses lituaneze

Rolandas Baravykas është zyrtarisht futbollist i Kukësit. Mbrojtësi lituanez ka firmosur ditën e sotme me klubin verilindor deri në verën e vitit 2022. Mbrojtësi 25-vjeçar vjen nga kampionati qipriot i futbollit dhe është prezantuar sot në zyrat e klubit, teksa do të bashkohet menjëherë me ekipin në stërvitje.

Baravykas është njëkohësisht edhe futbollist i kombëtares lituaneze, me të cilën është aktivizuar në 20 ndeshje e ka shënuar 1 gol. Ai ishte në “Air Albania” edhe në ndeshjen që kombëtarja Shqiptare luajti ndaj Lituanisë, por për arsye shëndetësore nuk u aktivizua.

Mbrojtësi lituanez ka luajtur me ekipe si Altantas e Zalgiris, ndërsa së fundmi është aktivizuar me ekipin e Nea Salamis në Qipro.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...