Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Kukësi përmbys Besën, Teuta fiton me goleadë, kalojnë edhe Partizani e Skënderbeu

Me trajnerin Skënder Gega të izoluar për shkak të infektimit me koronavirus, Kukësi ka marrë fitoren e parë sezonale pikërisht në Kupën e Shqipërisë, ku ka triumfuar 2-1 me përmbysje ndaj Besës së Kavajës dhe është kualifikuar për në çerekfinale.

Pas dy humbjeve radhazi në kampionat, edhe sfida e sotme nisi menjëherë me malore për verilindorët, që pësuan gol që në minutën e 8’, kur Kaleci kaloi në avantazh skuadrën e Besës, por këtë herë reagimi ishte shumë i mirë.

Kështu në minutën e 68’ ishte kapiteni Vesel Limaj që shënoi golin e barazimit, ndërsa vetëm 4 minuta më vonë ishte fantazisti i ardhur gjatë kësaj vere, Agim Ibraimi, që shënoi edhe golin e dytë për Kukësin, duke kompletuar përmbysjen.

Bind edhe Teuta, që mposhti lehtësisht 5-0 Kastriotin në “Niko Dovana’ dhe siguroi kalimin për në fazën tjetër të Kupës së Shqipërisë, një kompeticion ku është edhe kampione në fuqi.

Renato Arapi hapi serinë e golave për durrsakët, ndërsa më pas ishin Dejvi Bregu dhe Iran Junior, Emiljano Vila me penallti dhe Ildi Gruda që kompletuan goleadën.

Po me rezultatin e pastër 3-0 fitoi edhe Skënderbeu në sfidën përballë Pogradecit, teksa Elvi Berisha hapi serinë e golave në pjesën e parë dhe Mensah shënoi dy herë të tjera në pjesën e dytë duke kualifikuar korçarët në fazën çerekfinale.

Partizanit i mjaftoi një gol i shënuar nga Brian Brown në minutën e 19’ për të mposhtur me rezultatin minimal 1-0 Apoloninë dhe për të kaluar në çerekfinale, ndërsa pas fitores me Kukësin në kampionat, “te kuqtë”, zhvillojnë një tjetër ndeshje pozitive.

Tirana nuk ka shkuar përtej barazimit pa gola ndaj Korabit, ndërsa Bylis e Dinamo mbyllën 90 minutat e kohës së rregullt në barazim 1-1, ndaj të dy këto sfida i janë drejtuar kohës shtesë për të përcaktuar se kush do të vijojë më tej.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...