Abissnet Superiore

Kukësi përmbys Kastriotin dhe ngjitet i vetëm në krye me pikë të plota!

Kukësi është kryesues i Superiores. E vemtja skuadër që mundi të fitojë në javën e dytë të Abissnet Superiore, pas suksesit 3-1 ndaj Kastriotit mori dhe kreun e vetmuar të renditjes duke konfirmuar se ky sezon do të jetë totalisht i ndryshëm nga i kaluari. Kroati Edi Basa ishte protagonist i madh me një dygolësh, me Kukësin që përmbysi krutanët në Elbasan Arena duke thyer jo vetëm barazinë e javëve, por duke lënë për momentin dhe krutanët në vendin e fundit në renditje. Skuadra e Longos ishte që në fillim agresive dhe për 27 minuta e dominoi lojën duke patur dhe një mundësi të mirë në të 7-tën me Gashin por që nuk gjeti dot rrjetën.

Pas disa rasteve të shpërdoruara nga ana e Kukësit, pikërisht në minutën e 27-të, Kastrioti ndëshkoi verilindorët me mesfushorin Arbër Basha që goditi fluturimthi pas krosimit të Grecës duke shtangur Tafas. Kastrioti vazhdoi të shikonte nga porta e Kukësit madje rrezikoi të fitonte edhe një penallti të cilën VAR nuk akordoi dhe atëherë kur u mendua se në pushim do të shkohej me avantazhin e krutanëve, erdhi barazimi i Kukësit me një supergol nga distance të Edison Ndrecës në minutën e 39-të.

Në pjesën e dytë Kukësi tregoi të gjithë supermacinë duke realizuar që në fillim me kroatin Edi Basa që shfrytëzoi një gabim të pafalshëm të Joan Çelës që e tepëroi me mbajtjen e topit brenda zone. Ishte pikërisht Basa që shënoi edhe të tretin në minutën e 70-të duke vulosur suksesin e Kukësit. Deri në fund rezultati nuk ndryshoi më me ekipin e Longos që e menaxhoi shumë mirë rezultatin duke marrë 3 pikë për kreun e vetmuar të Superiores.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency