Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kukësi pranë Sebino Plakut, zyrtarizimi javën e ardhshme

Kukësi është shfaqur si skuadra më aktive që në fillimin e merkatos, duke zyrtarizuar tre afrime. Verilindorët po shfaqin qartësisht ambiciet për të ndërtuar një skuadër kompetitive për Europën dhe të denjë për të rikthyer titullin. Për Nderim Nexhipin janë ditë impenjative, me Kukësin që ka gati edhe një tjetër goditje të rëndësishme.

Kërkohet një sulmues dhe emri i parë në listë është ai i Sebino Plakut. 13 gola sezonin e kaluar me Kamzën për 33-vjeçarin ishte viti më i suksesshëm në planin personal që nga koha kur shpërthente te Dinamo 10 vjet më parë, dhe me aftësitë e tij Plaku ka bindur drejtuesit e Kukësit se është një investim i duhur dhe që mund të kthehet eficient pa humbur kohën e nevojshme që kërkon integrimi në skuadër apo përshtatja me ambientin e një emri të huaj.

Kukësi i ka bërë Sebino Plakut ofertën e tij për ta marrë në gjirin e skuadrës verilindore dhe për momentin pret përgjigjen e sulmuesit. Vetë futbollisti nuk është sekret që dëshiron një aventurë jashtë vendit, ndoshta në Norvegji, por, nëse bëhet fjalë për kampionatin shqiptar pa diskutim që Kukësi është një destinacion i preferuar dhe mundësitë janë reale që përgjigjja e tij për klubin verilindor të jetë pozitive. Gjithçka pritet të përfundojë këto ditë dhe java e ardhshme te Kukësi mund të nisë me një tjetër zyrtarizim të rëndësishëm, atë të Sebino Plakut.

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...