Abissnet Superiore

Kukësi, prezantohen Aliyev e Peposhi

Goditje e dyfishtë te Kukësi. Kampionët e Shqipërisë prezantuan përpara mediave dy blerjet e reja sulmuesin azer Rauf Aliyev dhe mesfushorin Ardit Peposhi. 28-vjecari Rauf Aliyev konsiderohet edhe si blerja e madhe e kampionëve të Shqipërisë për sulmin. Pas 11 viteve si profesionist në Azerbajxhan, ky i fundit la kampionatin azer për tu bërë pjesë e verilindorëve. Kukësi tashmë është një klub që njihet edhe në arenën europiane dhe Alyiev është i lumtur me zgjedhjen që ka bërë”.

“Unë vetë kam luajtur kam në Azerbajxhan, gjatë gjithë karrierës time, kjo është aventura ime e parë jashtë Azerbajxhanit. E njoh Kukësin si skuadër për ecurinë e mirë që ka patur në kampionatin shqiptar por edhe në Kupat e Europës dhe mendoj se kam bërë zgjedhjen e duhur”.

28-vjecari i cili për shumë vite ka qenë pjesë e Qarabagut ndërsa në 2 sezonet e fundit ka mbajtur veshur fanellën e Inter Baku e njeh deri diku kampionatin shqiptar, ndërsa Aliyev bëri edhe një krahasim mes nivelit të futbollit që luhet në Shqipëri dhe atij në Azerbajxhan.

” Në karrierën time kam luajtur përballë skuadrave shqiptare, sepse kur kam qenë pjesë e Inter Baku kam sfiduar Lacin në Europa League ndërsa me kombëtaren e Azerbajxhanit jo ekipin e parë por me Shpresat kam luajtur dy ndeshje ndaj Shqipërisë. Përsa i përket nivelit të futbollit që luhet në Shqipëri dhe atij në Azerbajxhan, mendoj që Shqipëria ka një kombëtare shumë më të mirë, ndërsa përsa i përket klubeve, skuadrat e kampionatit azer janë pak më të forta”.

Ansi Agolli është një mik shumë i mirë i Alyiev dhe në zgjedhjen e sulmuesit për tu bashkuar me Kukësin ka patur ndikimin e tij edhe kapiteni i kombëtares kuqezi. Futbollisti i përfaqësuese së Azerbajxhanit shpjegoi edhe arsyet se përse zgjodhi verilindorët.

“E njoh Ansi Agollin pasi për 1 sezon kemi qenë të dysbëbashku pjesë e Qarabagut, e di që ai është kapiteni i kombëtares shqiptare dhe përpara se të vija te Kukësi fola me Ansin e pyeta për skuadrën dhe ai më sugjeroi që të vija te ky klub.Do të jap maksimumin për Kukësin, dua të luaj në Kupat e Europës me këtë skuadër dhe ta përdor Kukësin si një trampolinë për të kaluar në një ekip më të fortë në të ardhmen. Unë jam sulmues dhe detyra ime është të shënoj sa shumë gola”.

Largimet Lenës dhe Kariokës, pas ndeshjeve ndaj Sherifit të Tiraspolit në Champions League lanë një boshllëk të madh në mesfushën e Kukësit por nga tani e tutje trajneri Mladen Milinkovic do të mbështet te një lojtar i talentuar si Ardit Peposhi.

“Së pari jam shumë i lumtur që jam te ekipi kampion te ekipi i vendëlindjes time, Kukësi ka objektiva madhorë, përderisa kam pranuar të jem pjesë e Kukësit kam pranuar sfidën dhe dua të fitoj tituj me këtë ekip. E di presionin që është te Kukësi, pasi në të kaluarën time kam luajtur te një skuadër e madhe si Tirana”.

Kalimi te Kukësi është një hap i madh përpara në karrierën e 23-vjecarit dhe ish lojtari i Korabit kërkon ta shfrytëzojë në maksimum shansin që i është dhënë.

“Unë do të bëj maksimumin do të punoj fort për të bindur trajnerin dhe për të luajtur sa më shumë. Dëshira ime është të spikas me Kukësin ti jap shumë kësaj skuadre ashtu sic mund të më japë edhe Kukësi mua”.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency