Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Kukësi prezanton trajnerin e ri, Dobi: Nuk vij për mbijetesën, e shoh si trampolinë!

Pas largimit të Skënder Gegës, Kukësi prezantoi “timonierin” e ri të verilindorëve, Enkeleid Dobi. Pas dy eksperiencave në Poloni me Gornik Polkoweice dhe Widzew Lodz, 47-vjeçari nis për herë të parë një aventurë në Superiore. Në prezantimin e tij, Dobi theksoi se do të bëj maksimumin për të qenë në nivelin e duhur ndërsa shtoi se detyrën e re e sheh edhe si një trampolinë për të ardhmen.

“Dua të falenderoj presidentin dhe drejtuesit e klubit që më dha këtë detyrë në një projekt ambicioz. Do mundohem të jap maksimumin për këtë rol e të jem në nivelin e duhur. Unë dua të luftoj për diçka do bëj gjithçka të arrij nivelin e duhur. Për mua mund të jetë dhe një trampolinë. Është një provë për mua. Kualiteti nuk mungon na duhet pak kohë të bëjmë grupin. Çdo problem ka zgjidhje edhe pse jemi 7 pikë pas.

Në start nuk jemi mirë, por do bëjmë çështë e mundur ta kapim ritmin dhe të tjerët. Ndonjëherë duhet të jesh në kohën e duhur në vendin e duhur. Nuk kam ardhur vetëm për mbijetesën, sepse nuk do të vija të ishte për aq pak. E kam parë Kukësin live në 4 javët e para. Per sa pranova e kam nje rivalitet dhe me veten time”, u shpreh Dobi.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...