Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kukësi, projekt për ndërtimin e stadiumit të ri

Klubi i Kukësit ka nisur punën paraprake për ndërhyrje në stadiumin “Zeqir Ymeri”. Klubi verilindor ka kontaktuar me një  agjenci arkitekturore jashtë vendit për ndërtimin e stadiumit të ri.

Në klub ka mbërritur projekti, i cili është pëlqyer nga presidenti Safet Gjici. Projekti është i mirëstudiuar dhe ka ardhur me detaje. Stadiumi i ri do të ketë një kapacitet prej 10 mijë vendesh dhe do të jetë i mbuluar krejtësisht edhe në tribunat e tifozëve. Zbatimi i këtij projekti kap vlerën e 3.5 milionë eurove dhe do të jetë ndër më modernët në Shqipëri.

Stadiumi do të jetë një qendër multifunksionale, pasi do të përfshijë të gjitha kushtet e nevojshme për skuadrën, nga palestra etj. I njëjti komoditet do të ofrohet edhe për tifozët, që do të gjejnë shërbime të ndryshme.

Mbas miratimit të buxhetit nga qeveria shqiptare do të nisë edhe ndërhyrja në stadium. Presidenti Gjici ka besim se ky projekt do të miratohet nga qeveria shqiptare. Ndërtimi i stadiumit konsiderohet një e mirë për qytetin e Kukësit, pasi sjell një tjetër impakt në jetën dhe ekonominë e qytetarëve. Ky stadium mund t’u shërbejë mjaft mirë edhe skuadrave për zhvillimin  e ndeshjeve në kompeticionet ndërkombëtare.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...