Një javë pa kampionat mund ta ndihmojë një skuadër, sidomos kur vjen pas një disfate, megjithatë ende nuk kemi nga ta dimë nëse raundi pushim e ka ndihmuar apo jo Bylisin. Humbja ndaj Skënderbeut, e para në shtëpi në këtë sezon dhe e para në kampionat që nga 24 gushti duket se deri diku e ktheu me këmbë në tokë ekipin që këtë edicion u ngjit në Superiore nga Kategoria e Parë. Renditja vijon të jetë një bekim aq sa tek ballshiotët vijojnë të shikojnë me krenari klasifkimin në çdo kronikë të mundshme, por duket se që tani ka ardhur çasti për të treguar nëse kjo skuadër ka vërtetë diçka të veçantë apo entuziazmi i fillimit dhe rrëzimet surprizuese të kundërshtarëve kanë qënë arsyet se përse Bylisi i Dovedan është në një pozicion ku as tifozi më i zjarrtë nuk do e kishte parashikuar. Rivali i rradhës, nuk ka më asnjë hapësirë për të gabuar, Kukësi është në një pikë ku sfida me Bylisin ka marrë përmasat e një finaleje dhe ky nuk është lajmi më i mirë për mallakastriotët sepse në Elbasan do të gjejnë përballë një kundërshtar me thikë ndër dhëmbë. Deri më tani arma më e fortë e Bylisit ka qënë grupi dhe tani është çasti për të treguar nëse ky grup ka aq forcë për të kaluar momentin e parë jo të sezonit, për të kuptuar nëse ky Bylis është i veçantë apo jo….
Lajme të tjera
Legjionarët
Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...
Kombëtare
Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...
Kombëtare
Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...
Legjionarët
Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...