Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kukësi rigjen Bakajn ndaj Skënderbeut, shpresohet për Shametin e Zderiç

Të mërkurën ndaj Skënderbeut nuk do të jetë një finale titulli, megjithatë te Kukësi shpresojnë që të rihapin garën dhe të ngushtojnë diferencën me kryesuesit e kampionatit. Përveç faktit se do të luajnë me mbështetjen e publikut në Zeqir Ymeri, veri-lindorët synojnë fitoren e parë ndaj korçarëve në këtë edicion, edhe prej rikthimeve të rëndësishme.

I pari në listë është Elis Bakaj që pasi kreu gjysmën e pezullimit në ndeshjen me Laçin pritet të jetë në fushë, me klubin që do ta konvertojë pjesën e mbetur të dënimit në gjobë financiare. Trajneri Pacult shpreson se do të rigjejë edhe Ylli Shametin, liderin e mbrojtjes dhe një prej elementëve më të rëndësishëm të skuadrës. Pas frakturës së pësuar dhe faktit që e futi dorën në allci, gjirokastriti do të kryejë edhe një skaner dhe nëse do të jetë e nevojshme të zbresë në fushë pritet të jetë gati të sakrifikojë për ekipin.

Gjithashtu te kampionët në fuqi po vlerësojnë me kujdes edhe gjendjen e Zderiç, që ndryshe nga Shameti ende nuk i është bashkuar ekipit në stërvitje, pas frakturës së pësuar në hundë. Për boshanjkun shpresohet që mund të qëndrojë të paktën në stol dhe të jetë gati për lojë. Nëse kjo do të realizohet, lojtari do të detyrohet të mbajë maskë mbrojtëse në fytyrë. Mungesa e sigurt është ajo e Albi Allës, që vazhdon rikuperimin nga dëmtimi.

Te Kukësi kërkojnë që ndaj Skënderbeut të hedhin në fushë ekipin më të mirë. Fitorja ndaj korçarëve do të shërbente si një tregues se veri-lindorët nuk do ta dorëzojnë titullin pa luftuar, por edhe për renditjen, ku aktualisht janë në garë me Flamurtarin për vendin e dytë.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...