Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Kukësi shpërdoron, por sulmi është super!

Një shpërdorim i pabesueshëm i një avantazhi prej dy golash që mund të peshojë në Kupë. Kukësi kapet sërish nga Teuta, që ashtu si pak javë më parë në kampionat ja del t’i shënojë dy gola brenda pak minutave verilindorëve. Emëruesi i përbashkët është vënia nën presionin e kundërshtarit dhe tërheqja e skuadrës mbrapa. Në të dyja rastet menaxhimi i rezultatit rezulton një mision i pamundur për një Kukës të vendosur në mbrojtje.

Loja e skuadrës në takimet e fundit vjen në rritje, me punën e Armando Cungut që po nis të japë frytet e saj edhe falë rikthimit të sulmuesve kryesorë Shkurtaj e Reginaldo te golat, ndërsa klasi i Valdet Ramës është i padiskutueshëm, shumë pranë golit të tretë në tre ndeshje edhe ndaj Teutës, diçka që ju mohua vetëm nga mrekullia në portë e Isli Hidit. Në sulm Kukësi është një skuadër pothuajse e papërballueshme për çdo kundërshtar, diçka që e vërtetojnë më së mirë edhe 8 gola të shënuar në tre ndeshjet e fundit në Kupë e kampionat, por nëse tërhiqet pas duke i lënë terren kundërshtarit e ka të pamundur të rezistojë për ta mbajtur portën të paprekur, është kjo analogjia e të dyja ndeshjeve me Teutën. Një Kukës me autobuzin para porte nuk funksionon,  sidomos për Kukësin, mbrojtja më e mirë është sulmi.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...