Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Kukësi-Skënderbeu/ Atmosferë miqësore para gjysmëfinales së parë (Foto)

Kukësi dhe Skënderbeu do të përballen në orën 16:00, në sfidën e parë të vlefshme për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, trofe që të dy skuadra te synojnë për të shpëtuar sezonin.

Të dy ekipet kanë mbërritur në ambientet e stadiumit “Kamza” rreth orës 14:00, ndërsa është vënë re një atmosferë tejet miqësore mes palëve, në prag të një sfide mjaft të rëndësishme.

Dy trajnerët Gjoka dhe Shehi, por edhe futbollistët e të dy skuadrave, janë parë të përshëndeten dhe shkëmbejnë batuta me njëri-tjetrin, duke konfirmuar klimën e mirë që ekziston mes dy klubeve.

Vlen të theksohet se Kukësi dhe Skënderbeu kanë pasur një rivalitet mjaft të bukur sportiv në vitet e fundit, ku kanë dueluar për titullin kampion.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...