Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kukësi–Skënderbeu, mungon dueli i bomberave!

Kampionia dhe nënkampionia në fuqi vijnë në përballjen e javës së 16-të me një situatë krejt ndryshe nga ato të viteve të fundit. Me ndryshimet e verës skuadrat kanë humbur në cilësi dhe kjo duket qartë tek ecuria e tyre këtë kampionat. Shifrat janë ato që flasin qartë, pasi Kukësit dhe Skënderbeut po i mungojnë goleadorët. Reginaldo po mban lart shënjestrën e golit tek verilindorët ndërkohë që tek korçarët ndjehet mungesa e goleadorit. Edicionin e kaluar këto ekipe jo vetëm garuan deri në fund për titullin por kishin në gjirin e tyre edhe dy sulmuesit që në javën e fundit përcaktuan fituesin e Këpucës së Artë, Sowe-Guri. Bomberi nga Gambia u largua pasi i përfundoi huazimi ndërkohë që Guri përveç golave i dha Kukësit dhe një shumë të majme parash me shitjen e tij. Madje për një periudhë të mirë në garën për Këpucën e Artë këto dy ekipe kishin edhe Elis Bakajn e James Adenyi, duke e bërë garën për golashënuesin më të mirë si një sfidë në aksin Kukës–Korçë. Kukësi dhe Skënderbeu nuk po vuajnë sot vetëm emrat e përveçëm pasi statistikat tregojnë se skuadrat kanë shënuar më pak krahasuar me 15 javët e para të edicionit të shkuar. Verilindorët kishin realizuar 25 gola pas 15 javëve të para edicionin e kaluar ndërkohë që sot kanë shënuar 15 gola, 10 më pak. Trendi është i njëjtë edhe për Skënderbeun që këtë edicion ka shënuar 10 gola më pak sesa e njëjta periudhë e sezonit të kaluar. 28 gola kishin shënuar korçarët vjet ndërkohë që në këtë moment kanë 18 gola, duke ruajtur statusin e sulmit më të mirë së bashku me Teutën. Shifrat flasin për skuadra më pak produktive në fazën sulmuese, ndërkohë që trajnerët janë në kërkim të liderave në repartin e avancuar.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...