Kategoria Superiore

Kukësi-Skënderbeu pa rivalitetin e dikurshëm, verilindorët në kërkim të suksesit të radhës

Pak vite më parë Kukësi-Skënderbeu luhej për titull, ishte sfida kryesore e Superiores, por pas dënimit të korçarëve gjërat kanë ndryshuar dhe duket paksa e vështirë për diferencat që kanë edhe këtë vit në renditje, që të nxjerrësh një rivalitet nga përballja e javës së 8.

Kukësi pas vështirësive të fillim sezonit, ka rigjetur rrugën e duhur, trajnerin Gega, por ka marrë edhe vendin e dytë në renditje. Mbi të gjitha futbollistët kryesorë, sidomos Ibraimi i ardhur me shumë bujë, po mban peshën kryesore në ekip duke treguar cilësitë që e etiketuan si blerjen e sezonit në Superiore.

Falë tij Kukësi ka korrur 4 fitore radhazi në kampionat dhe tashmë kërkon të katërtën, e cila duke marrë shkas dhe nga përballja mes Vllaznisë dhe Partizanit, mund t’i japë shansin të barazojë ose të ngushtojë diferencën me kreun. Te verilindorët ka bindur sidomos reparti i sulmit, teksa të gjithë golat janë shpërndarë mes lojtarëve që kanë për detyrë të dërgojnë topin në rrjetë, Ibraimi, Eze dhe Limaj.

Në letër ndeshja me Skënderbeun duket e thjeshtë edhe për faktin se korçarët janë shumë larg viteve të shkuara. Humbja e fundit në Fier shfaqi dhe limite për “ujqërit e dëborës” që me shumë mundësi këtë vit do të luftojnë deri në fund për të siguruar qëndrimin dhe vështirë se do të kenë një kampionat të qetë. Me formën aktuale të Kukësit duket e pamundur marrja e rezultatit, por në futboll kurrë mos thuaj kurrë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency