Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kukësi-Teuta dhe jo vetëm, distanca e verilindorëve nga kreu mund të shkurtohet në -4!

Fitorja e Kukësit dhe barazimi i bardhebluve ndaj Partizanit në derbi ndez një tjetër spirale për Kukësin për të shpresuar deri në fund te gara për titull. Por që këto dy rezultate të marrin vlerën maksimale, skuadra e Orges Shehit duhet të mposhtë Teutën mbrëmjen e sotme në Elbasan Arena, në një sfidë sa të vështirë aq edhe delikate për verilindorët të cilët luajnë për objektivin Europa League. Nëse triumfon në orën 20:45 Kukësi mund ta çojë në -4 diferencën ndaj Tiranës kryesuese në renditje. Të dyja skuadrat po kalojnë një moment shumë të mirë forme dhe pritet një sfidë e rivalizuar në Elbasan, ku golat dhe spektakli mund të mos mungojnë siç ka ndodhur shpesh këto vitet e fundit.

Kjo sfidë mund të konsiderohet edhe si një antipastë për përballjen e kthimit mes Teutës dhe Kukësit për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë që do të luhet në Niko Dovana, pas 4 ditësh. Për javën e 33-të të Kategorisë Superiore këtë të shtunë luhen edhe dy sfida të tjera të cilat gjithashtu do të keni mundësi t’i ndiqni live në ekranin e Supersport. Po në orën 20:45 Skënderbeu do të presë në Korçë Vllazninë që në këtë sfidë vjen me një sponsor të ri. Për të mbajtur larg zonën play-out, korçarët e Dajës duhet të lënë pas ecurinë negative të javëve të fundit dhe të marrin një fitore që do t’u siguronte mbijetesën në elitë. Në orën 17:45 ndërkohë do të luhet sfida mes Laçit dhe Luftëtarit me kurbinasit që do të tentojnë fitoren e radhës për t’u ngjitur përkohësisht në vendin e 3-të, në pritje se çfarë do të bëjë Teuta përballë Kukësit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...