Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kukësi tjetër goditje në merkato, vjen talenti Shpresave!

Nëse do të kishte një trofe që shpërblente fitoret në merkato pa diskutim që çmimi i parë të paktën deri më tani do t’i shkonte Kukësit. Drejtori sportiv Nderim Nexhipi dhe drejtori i menaxhimit Ramadan Ndreu ja kanë dalë të mbyllim me sukses dy lëvizje mjaft të rëndësishme, Eduart Rrocën dhe Vasil Shkurtajn, por nuk do të mbyllet me kaq kjo fushatë afrimesh nga ana e klubit blu.

Burime të sigurta konfirmojnë për “Supersport” se është pranë nënshkrimit edhe Faton Xhemaili. 20-vjeçari i lindur në Bujanoc aktualisht është pjesë e skuadraës së Radnik Surdulica në kampionatin serb të futbollit. Lojtari i cili aktivizohet në rolin e mbrojtësit të majtë në muajin nëntor rregjistroi edhe debutimin e tij me fanllën e kuqezi kur luajti për 12 minuta në fitoren e kombëtares së 21-vjeçarëve përballë Maltës në “Selman Stërmasi”.

Xhemaili konsiderohet nga drejtuesit e Kukësit si një futbollist që do të plotësonte alternativat në dispozicion të Armando Cungut dhe në të ardhmen nëse e fiton vendin e titullarit mund të shërbejë edhe si një aset për të përfituar sa më shumë para në tregun e futbollistëve. Bisedimet janë drejt mbylljes, megjithatë duhet ende të vijë firma mbi kontratë

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...