Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kukësi udhëton në “ferrin” kurbinas, Partizani për shkëputje në Vlorë

Pas fitores së vuajtur ndaj Flamurtarit, Kukësi do të udhëtojë drejt Laçit, ku sot në orën 13:30 do të përballet me skuadrën më në formë të momentit në Kategorinë Superiore, me synimin për të marrë një tjetër sukses.

Verilindorët janë ndërtuar për të synuar titullin kampion, por aktualisht kanë tre pikë më pak se Partizani kryesues dhe do të kërkojnë maksimumin në transfertën kurbinase, për t’u ngjitur në krye, duke përfituar edhe nga hapat fals të Tiranës dhe Bylisit.

Nga ana tjetër, Laçi ka rigjetur qetësinë me Cungun në pankinë dhe në 3 javët e fundit ka grumbulluar 9 pikë të plota, me 10 gola të shënuar dhe vetëm një të pësuar, ndërsa skuadra po dhuron paraqitjet perfekte, e udhëhequr nga një sulmues si Nwabueze.

Në orën 16:30, në Vlorë do të zbresë kampioni në fuqi i Shqipërisë, Partizani, që do të përballet me skuadrën e vendit të fundit me misionin për të marrë tre pikët dhe për t’u konfirmuar në krye të renditjes.

Në letër duket një transfertë lehtësisht e kalueshme për “të kuqtë” e drejtuar nga Franco Lerda, por Flamurtari i javëve të fundit ka treguar rritje të vazhdueshme, ndaj çdo nënvlerësim mund t’u kushtojë shtrenjtë kryeqytetasve.

Të dy takimet do të transmetohen në ekranin e Supersport 3, bashkë me emisionin “Gol pas Goli”, që do të sjellë informacionet para dhe analizat pas takimeve, me gazetarët dhe analistët në panel.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...