Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kukësi vijon me dy seanca stërvitore

Kukësi vijon pregatitjet në Antalia dhe sipas programit trajneri Peter Pacult drejton skuadrën në dy seanca stërvitore. Nga salla në fushë për të sjellë në formën e duhur kampionët, që në 16 javë kampionati kanë stonuar mbi të gjitha në rezutlate. Ndryshe nga fundi i vitit të shkuar, ky vit i ri i gjen në humor lojtarët çka duket edhe nga komunikimi i tyre. Futbollistët janë plot humor dhe të qeshur ndërkohë që pregatitjet po shkojnë në mënyrën e duhur. Ish kapiteni Rrahman Hallaci tashmë ka marë një tjetër pamje, teksa nuk mungojnë shakatë në stafin teknik me doktorin Mel Ostreni dhe trajnerin e portierëve Gud Tafaj. Ekipi ka zbritur ditën e sotme në fillim në sallën e forcës, ku edhe në momentin e kryerjes së ushtrimeve nuk mungojnë ngacmimet. Sidrit Guri teston me humor muskujt e qendërmbrojtësit Rustem Hoxha por më pas e kupton edhe vetë që pas pushimeve nuk është e lehtë të përdorësh veglat në sallën e forcës. Nga palestra ekipi zbret në fushën e blertë për të marë ngarkesën e duhur por mbi të gjitha idetë e trajnerit të ri për mënyrën e interpretimit. Përsa i përket merkatos ende nuk ka afrime të reja ndërkohë që në testet miqësore me shumë mundësi do të afrohen lotjarë të cilët do të tentojnë të bindin trajnerin austriak për të firmosur me kampionët e Shqipërisë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...