Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kukësi vijon me spastrimet, zyrtarizon “divorcin” edhe me dy lojtarë të tjerë

Vijojnë largimet nga Kukësi, që pasditen e sotme ka njoftuar divorcin me mbrojtësin Kristi Marku dhe portierin e dytë Dashamir Xhika.

I pari iu bashkua verilindorëve verën e kaluar, por gjeti shumë pak hapësira nën drejtimin e Diego Longos dhe duket se nuk bën pjesë fare në planet e trajnerit Skënder Gega, ndaj është lënë i lirë me përfundimin e kontratës.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me portierin Xhika, që u bë pjesë e Kukësit në verën e 2019-ës, por ka qenë gjithmonë zëvendësues dhe numëron 47 ndeshje në tre sezone.

Me Markun e Xhikën, shkon në 5 numri i të larguarve nga Kukësi, që më herët ka ndërprerë bashkëpunimin me De Lucas, Hilën dhe Emiliano Mustën.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...