Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kukësi vijon spastrimin, njofton divorcin me një tjetër mesfushor

Pas një tjetër sezoni pa Europë, Kukësi po përgatit një revolucion në ekip, teksa gjithçka nisi me ndryshimin në pankinë, ku u shkarkua Diego Longo dhe projekti i të ardhmes iu besua të mirënjohurit Skënder Gega.

Ndryshime të mëdha priten edhe në organikë, teksa pas largimit zyrtarisht të Emiliano Mustës dhe Ardit Hilës, klubi verilindor ka njoftuar divorcin edhe me veteranin spanjoll Pablo De Lucas.

Ky i fundit erdhi te Kukësi me kërkesë të Diego Longos dhe ishte një nga pikat më të forta të formacionit të verilindorëve në sezonin që lamë pas, megjithatë palët vendosën që të mos rinovojnë kontratën që skadoi pikërisht më 31 maj.

“FK Kukësi njofton se pas bisedimeve me mesfushorin spanjoll Pablo De Lucas, është vendosur të ndërpritet bashkëpunimi mes palëve. Kontrata e futbollistit përfundoi me fundin e sezonit dhe palët vendosën të mos rinovojnë.

FK Kukësi e falënderon mesfushorin De Lucas dhe i uron suksese në karrierën e tij. Gracias Pablo”, shkroi klubi verilindor në faqen zyrtare.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...