Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kukësi-Vllaznia një sfidë “sulmi”, premtohet spektakël në “Egnatia Arena”

Ka shumë për të pritur nga një Kukësi-Vllaznia, mbi të gjitha lojën e bukur dhe futbollin argëtues. Përballen dy skuadrat më simpatike të kampionatit, dy formacione që aplikojnë lojën sulmuese dhe të hapur, duke i shtuar emocionet çdo ndeshjeje.

Ka edhe një derbi të huajsh. Thomas Brdaric dhe Diego Longo, janë të vetmit të huaj të mbetur në stolat e Superiores pas largimit të Vukicevic, dhe merita për fizionominë që ju kanë dhënë skuadrave është mbi të gjitha e tyrja. Vllaznia shkon në “Egnatia Arena”, aty ku do të luhet sfida, në euforinë e ndeshjes më të mirë të këtij sezoni, fitoren bindëse 6-3 ndaj Dinamos, një paraqitje entuziazmuese në kompleks dhe që nxori në pah mbi të gjitha virtualitetet e sulmit.

Me një Liridon Latifi në formën më të mirë, Aralicën dhe Durdjevic që po konfirmohen si afrime të goditura, Vllaznia ka rritur ndjeshëm kapacitetin e saj ofensiv dhe pas një kampionati ku luftuan për titullin deri në sfidën e fundit, ky konsiderohet sezoni që mund ta rikthejnë më në fund trofeun në Shkodër.

Kukësi vjen pas një barazimi me Partizanin, por ajo që ka shfaqur deri më tani skuadra e Diego Longos është padyshim premtuese. Kukësi krijon volum loje, ka rrjedhshmëri në aksionet e ndërtuara dhe po prezanton elementë mjaft interesantë sidomos në vijën e parë, duke nisur nga braziliani Feiao, apo Milunovic e Basa.

Stadiumi i ri pritet të jetë gati pas pak më shumë se një muaji dhe te Kukësi e dinë se do të kenë një avantazh të munguar në këto vitet e fundit për të synuar titullin kampion, ndaj kundër Vllaznisë do të kërkojnë ti’ japin fund serisë prej 3 ndeshjesh pa fitore.

Në kampin shkodran ndërkohë është një përballje që në rast suksesi vlen kreun e klasifikimit, deri mbrëmjen e të hënës kur do të vijë dhe verdikti i derbit. Një sfidë totale, mbi të gjitha në sulm, është një nga ato ndeshje ku vërtet merr vlerë shprehja, fitoftë më i miri!

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...