Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kukësi-Vllaznia, verilindorët për të shmangur krizën, kuqeblutë duan vazhdimësinë

Në “Elbasan Arena” do të luhet një finale e vërtetë për zonën evropiane, me Kukësin dhe Vllazninë që do të matin forcat në një sfidë tepër të rëndësishme. Verilindorët vijnë pas humbjes 5-0 ndaj Partizanit dhe kërkojnë që ta harrojnë atë përballje që zhvilluan në “Air Albania”, por në anën tjetër skuadra ka diçka për të rregulluar, pasi humbje të thella ka pësuar dhe nga Tirana e Laçi e përballë do të kenë një tjetër rival direkt. Një tjetër rezultat negativ do t’i ndërlikonte shumë pozitat e të besuarve të Diego Longos, që ndiejnë presionin e kundërshtarit të radhës, me të cilin ndajnë vendin e tretë në renditje.

Shkodranët, në anën tjetër, kanë treguar se janë një ekip më i qëndrueshëm, por takimi me Dinamon u ka lënë shumë pasoja kuqebluve. Erdenis Gurishta, Mevlan Adili dhe Fjoart Jonuzi nuk do të jenë të disponueshëm për këtë takim, për shkak se kanë plotësuar numrin e kartonëve të verdhë, e trajneri Tomas Brdaric ka shumë punë për të ndërtuar formacionin titullar ndaj një kundërshtari që këtë edicion nuk e ka mundur asnjëherë: është mundur 2-0 në Rrogozhinë dhe ka barazuar 1-1 në shtëpi.

Kukësi kërkon një sukses për të shmangur krizën, pasi do të humbiste vendin e tretë të renditjes, ndërsa në anën tjetër Vllaznia kërkon vazhdimësinë e ndeshjeve pozitive, teksa ka vetëm 1 humbje në 16 ndeshjet e fundit në Abissnet Superiore.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...