Champions League

Kukësi vuan ndaj Vallettës, kualifikimi vendoset në Maltë

Ashtu siç e pati paralajmëruar trajneri Peter Pacult, sfida me Vallettën nuk rezultoi aspak e lehtë për Kukësin, që nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola, 0-0 në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Verilindorët bënë një pjesë të parë të mirë, ku krijuan disa mundësi shënimi, por nuk arritën të gjejnë rrugën e rrjetës, fillimisht me Musollin që gjuajti jashtë dhe më pas ishte portieri mik, që grushtoi dy krosime “të hidhura”.

E njëjta tablo ishte edhe në pjesën e dytë, me Kukësin që kërkonte golin e avantazhit, por këtë herë miqtë maltezë kundërsulmuan rrezikshëm në 2-3 raste dhe i shkuan shumë pranë golit, por portieri Frashëri u tregua në lartësinë e detyrës.

Kapiteni Shameti pati një mundësi të artë për të shënuar në minutat shtesë të takimit, por topi i goditur prej tij me kokë, përfundoi jashtë kuadratit të portës së Vallettës, duke bërë që edhe 90-minutëshi i “Loro Boriçit” të mbyllej në barazim pa gola.

Ky rezultat lë të hapur mundësinë e kualifikimit për të dy skuadrat, ndërsa verdikti se cila skuadër do të vijojë më tej aventurën në eliminatoret e Ligës së Kampionëve, do të jepet të martën e ardhshme në Maltë, kur do të luhet sfida e kthimit.

Vlen të përmendet se në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi” të qytetit të Shkodrës, atmosfera ishte shumë e vakët, pasi tifozët kuksianë mesa duket kishin preferuar të ndiqnin gjysmëfinalen e Botërorit mes Anglisë dhe Kroacisë, duke “braktisur” skuadrën e qytetit të tyre.

Formacionet:
Kukësi: Frashëri, Shameti, Zguro (Etemi 58’), Qaqi, Rrumbullaku, Musolli, Shkodra (Spehar 80’), Çyrbja, Melo, Dzaria, Plaku (Harba 75’)

Valletta: Bonelo, Borg, Kamileri, Stantiago, Piciollo, Pena Beltre, Zerafa, Saleh, Muscat, Alba, Fontanela.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top