Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kukësi zyrtarizon afrimin e radhës, kthen në Superiore mbrojtësin e njohur

Kukësi kthen në Kategorinë Superiore Donald Rapon. Klubi verilindor, nëpërmjet një njoftimi zyrtar, prezantoi marrëveshjen me mbrojtësin 30-vjeçar, i cili ka firmosur kontratë dyvjeçare.

Rapo u bashkohet bluve pas një përvojë të shkurtër në Superligën e Kosovës në radhët e Drenicës, por sigurisht periudhën më të artë të karrierës së tij e ka patur te Luftëtari i Gjirokastrës, nga viti 2016 deri më 2020, duke qenë nga më të spikaturit në skuadrën bluzi krah emrave të tillë si Abazaj, Bregu e Rroca.

Në prononcimin për faqen zyrtare të Kukësit, Rapo thekson se i bashkohet skuadrës verilindore për të fituar trofe.

“Pas bisedës qe kisha me drejtuesit e klubit, vendosa të kthehem ne Kategorinë Superiore, duke qenë se Kukësi është një skuadër që lufton gjithmonë për trofe. Do të mundohem të jap më të mirën time për fanellën e Kukësit dhe shpresoj qe të fitoj trofe e te rikthejmë titullin kampion. Forca Kukësi!”

Kukësi është një nga skuadrat më aktive në këtë merkato verore. Kohët e fundit klubi verilindor ka njoftuar afrimin e Ardit Hilës, Klejdi Dacit, Edison Ndrecës, kroatit Edi Basha dhe malazezit Alija Krnić. Vetëm një ditë më parë u njoftua edhe afrimi i Kreshnkik Bahtirit nga Arbëria e Kosovës.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...