Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Kukësi zyrtarizon një tjetër futbollist, verilindorët firmosin me ishin e Dinamos

Klubi i Kukësit me anë të një reagimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale ka zyrtarizuar marrëveshjen me futbollistin Rimal Haxhiu, teksa 23-vjeçari ka firmosur një kontratë deri në fundin e sezonit të ardhshëm. Mesfushori, në vitin e kaluar ishte pjesë e Dinamos duke fituar eksperiencë në Abissnet Superiore ndërsa përgatitet të nisë një aventurë të re edhe më të rëndësishme duke njohur objektivat e verilindorëve. Në të kaluarën, Haxhiu është aktivizuar edhe në radhët e Luftëtarit apo Apolonisë.

Kujtojmë se verilindorët janë treguar shumë aktivë në këtë merkato duke qenë se kanë afruar emra si Jakup Berisha, Antonio Ilieski, Ante Zivkovic, Kristi Kote dhe Arbër Basha. Sakaq, nga skuadra janë larguar Vasil Shkurtaj, Pablo De Lucas, Ardit Hila, Emiliano Musta, Vitor Feijao, Dashamir Xhika, Kristi Marku, Kreshnik Bahtiri, Zenel Gavazaj, Gligorov, Alija Krnic e Artiom Puntus.

Njoftimi i klubit të Kukësit:

WELCOME RIMAL HAXHIU ⚽️
✍🏻 Futboll Klub Kukesi njofton se mesfushori Rimal Haxhiu është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 23-vjeçar ka firmosur me klubin deri në fund të sezonit, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.
⚽️ Haxhiu e njeh mirë kampionatin shqiptar pasi sezonin e fundit ka qenë pjesë e ekipit të Dinamos, teksa ka luajtur edhe Apoloninë në Superiore.
💪🏻 Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje mesfushorit Haxhiu dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirë se vjen Rimal Haxhiu! 🤝
Skeda e Lojtarit:
Emri: Rimal Haxhiu
Mosha: 23 vjeç
Gjatësia: 1.81 m
Kombësia: Shqiptar
Pozicioni: Mesfushor, mbrojtës

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...