Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kuli: Nuk jemi si Kukësi e Partizani, mungesat po na penalizojnë!

Në mungesë të trajnerit Dovedan që ishte i skualifikuar, Bylis në ndeshjen ndaj Kukësit u drejtua nga Bekim Kuli, i cili në mikrofonin e Supersport e analizoi kështu humbjen 2-1 ndaj kukësianëve.

“Pjesën e parë ishim mirë dhe në pjesën e dytë ramë fizikisht. Fajin e kanë ndeshjet e shpeshta. Te ne mungojnë doktorët dhe fizioterapistët dhe e kemi të vështirë të rikuperojmë lojtarët. Kukësi ka shumë blerje dhe potencial dhe na mundi. Janari nuk ka gjëra speciale në merkato, janë vetëm mundësi për të mbuluar boshllëqe të vogla. Të vetmet ekipe që kanë mundësi të marrin lojtarë të mirë janë Kukësi apo Partizani, siç ishte Murataj te ne dhe klubi e shiti për arsye financiare”.

“Ne e kemi të vështirë të gjejmë lojtarë cilësorë. Ne nuk bëjmë dot shumë ndryshime në formacion. Kemi ndryshuar vetëm në bazë të kundërshtarit. I kishim marrë masat me Ibrahimin dhe i kishim vënë Ymeraliajn mbrapa, ku më shumë do i qëndronte pas atij”.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...