Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Kulusevski “shpëton” Juven, Verona u bëhet makth bardhezinjve

Verona i bëhet makth Juventusit në të dytën përplasje radhazi mes tyre. Në muajin shkurt, veronezët, që në atë kohë kishin në formacionin titullar Kumbullën dhe Rrahmanin, fituan 2-1 në “Bentegodi”, ndërsa në sfidës e fundit, për javën e pestë të Serisë A, barazuan 1-1 në “Allianz Stadium”. Madje deri në minutën e 78-të formacioni i drejtuar nga Juric kryesonte me golin e Favillit, të shënuar në minutën e 60-të.

Bardhezinjtë i shpëtoi nga humbje blerja e verës, Kulusevski, i cili vallëzoi në zonën e Veronës, derisa gjeti momentin e duhur për të shkarkuar të djathtën, me topin që përshëndeti rrjetën.

Duhet theksuar se në fundin e pjesës së parë, Alvaro Morata realizoi një gol shumë të bukur, por për fat të keq në momentin e nisjes ishte në pozicion jashtë loje, çka u konfirmua nga sistemi VAR. Tri barazime në tri ndeshjet e fundit për bardhezinjtë (pa marrë në konsiderarë fitoren në tavolinë ndaj Napolit), që kuptohet qartë vuajnë mungesën e Cristiano Ronaldos, i infektuar me COVID-19 dhe prej më shumë se një jave në karantinë.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...

Bundesliga

Bayern Munich duket se nuk është më “parajsa” e ëndërruar për trajnerët. Tashmë, klubin gjerman po e refuzojnë radhazi disa emra dhe pas Xabi...