Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Kumbulla del i dëmtuar, Dybala çon Romën në majë

Marash Kumbulla luajti më pak se gjysmë ore lojë në fitoren 3-0 të Romës përballë Monzas në javën e katërt të Serisë A. Në minutën e 28-të, kur verdhekuqtë po kryesonin 1-0 me gol të Paulo Dybalas, mbrojtësi shqiptar kërkoi ndërrim pasi nuk mund të vazhdonte më gjatë. Në vend të tij u aktivizua anglezi Smaling. Mbetet për t’ua parë nëse qendërmbrojtësi kuqezi rrezikon grumbullimin për ndeshjet e shtatorit të kombëtares.

Vetëm pak çaste me vonë Dybala shënoi të dytin personal, duke “vrarë” shpresat e Monzës për rezultat pozitiv. Në minutën e 61-të Ibanez realizoi të tretin për skuadrën e Mourinhos, që përfiton në këtë mënyrë edhe nga ndalesa 0-0 e Milanit në fushën e Sassuolos, duke marrë kreun e klasifikimit.

Nuk bëri blof as Interi, që iu imponua po 3-1 Cremoneses me gola të Correas e Barellas në pjesën e parë dhe të Lautaros në fraksionin e dytë. Modestët e Cremoneses e shënuan golin e nderit në minutën e fundit të kohës së rregullt me Okereken.

Zikaltrit renditen pas Romës, me vetëm një pikë më pas se verdhekuqtë e një më shumë se Milani.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...