Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Kumbulla desh i theu këmbën në stërvitje, Mourinho merr ndihmën e fizioterapistëve, reagon mbrojtësi dhe Lorik Cana

Trajneri portugez, Jose Mourinho, zbuloi një episod shumë kurioz që i ka ndodhur gjatë stërvitjes me mbrojtësin e Kombëtares Shqiptare, Marash Kumbulla. Futbolli kuqezi i ka dhënë një shkelm të fortë portugezit, aq sa i është dashur ndihma e fizioterapistëve. Në profilin e tij në Instagram, Mourinho ka postuar një video ku shfaqet duke iu nënshtruar një trajtimi në këmbën e majtë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jose Mourinho (@josemourinho)

“Nëse më shihni duke çaluar apo me shapka, duhet ta dini se K më ka shkelmuar”, ka shkruar portugezi, por duke e lënë gjithsesi “enigmë” personazhin që e kishte dëmtuar: “K RK apo MK?”, duke iu referuar një mes Karsdorpit dhe Kumbullës.

Pak minuta më vonë, pasi kishte pare reagimet në rrjetet sociale, Mourinho e zgjidhi gjëegjëzën:

“Pasi Karsdorp u sulmua në rrjetet sociale, më duhet të postoj këtë imazh dhe të them se Kumbulla është përgjegjës”.

Në postimin e Mourinhos ka reguar edhe Kumbulla, që shkruan shkurt: “Kapa topin mister”.

Ndërsa komentin më “me spec” e bën Lorik Cana: “Mourinho, Kumbulla kërkon të të nxjerrë jashtë formacionin titullar”!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jose Mourinho (@josemourinho)

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...