Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Kumbulla: E ëndërroja golin poshtë ultrasëve, jap gjithmonë maksimumin

Kumbulla
Kumbulla

Marash Kumbulla erdhi nga stoli për t’i dhënë Romës garanci në mbrojtje, por edhe për t’i dhuruar një gol me shumë peshë në minutën e 87′ të ndeshjes ndaj Real Sociedad.

Mbrojtësi kuqezi kërceu mirë me kokë dhe shënoi golin që vulosi fitoren 2-0 të verdhekuqve, duke i dedikuar festën bashkëshortes së tij shtatzënë, teksa pas ndeshjes ndau emocionet me mediat.

Si ndiheni pas këtij goli?
Shumë i emocionuar, pasi një gol poshtë tifogrupit “Curva Sud”, është gjithmonë një kënaqësi e veçantë. E kisha ëndërr një gol aty dhe më në fund e gjeta. Gjithashtu, është një gol që do të na ndihmojë shumë në rrugëtimin tonë në Europë.

Lexo edhe:

Kumbulla më i miri i Romës, ja nota për mbrojtësin kuqezi (VIDEO)

VIDEO/ Mbrëmja e shqiptarëve, Xhaka i “jep” barazimin Arsenalit, Kumbulla vulos fitoren e Romës

Filmohet duke ofenduar Parisin, “plasin” kritikat ndaj Ramos

Dhuratë për kryeministrin Rama, Broja me dedikim special: Faleminderit për atë që bën

Mbrojtja po shfaqet shumë solide…
Është padyshim çështje e impenjimit të të gjithë repartit, por edhe e futbollistëve të tjerë. Duke nisur nga sulmi, të gjithë po japin kontributin e tyre që të mbrohemi mirë dhe të mos pësojmë gola.

Keni qenë gjithmonë i duruar, duke prituar momentin tuaj…
Unë jam gjithmonë kështu. Stërvitem në maksimum dhe provoj të jap më të mirën, sa herë që më kërkohet. Natyrisht gjërat në fushë jo gjithmonë shkojnë mirë, por unë jap gjithmonë maksimumin. Ky jam unë, me të mirat dhe defektet e mia.

Lajme të tjera

Bundesliga 2

Futbolli gjerman edhe një herë vertetoi se është i çudive të mëdha apo i dramave të sekondave të fundit. Tifozët e skuadrës së njohur...

Gossip

Vajza e Pep Guardiolës, Maria Guardiola duket ‘e fiksuar’ me futbollistët, teksa pas një romance me fantazistin anglez Delle Ali, u përfol për një...

Bundesliga

Çmenduri në Bundesliga 2, kampionat ku fati i zi vijon të ndjekë Hamburgun. Skuadra historike gjermane, fitoi 0-1 në Sandhauesen dhe ishte shumë afër...

Bundesliga

Joshua Kimmich e shijoi në maksimum titullin e fundit kampion. Bayern Munchen ia doli të siguronte trofeun më të rëndësishëm në Gjermani për të...