Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Kumbulla i padëshiruar te Roma, në verë pritet largimi

kumbulla
kumbulla

Kumbulla i padëshiruar te Roma. Një karton i kuq i marrë për një reagim antisportiv, mund të ketë qenë edhe gjesti që ka vulosur të ardhmen mbrojtësit kuqezi. Futbollisti i Kombëtares Shqiptare kishte humbur prej kohës besimin e Jose Mourinhos, megjithatë dha sinjale rikthimi të enjten e kaluar.

Ndaj Real Sociedadit erdhi nga stoli, mbrojti në mënyrë perfekte dhe shënoi gol, duke treguar anën e tij më të mirë.

Por gjithçka u venit shpejt në kujtimin e tifozëve të Romës, pikërisht në sfidën ndaj Sassuolos. Mbrojtësi shqiptar bëri gjithçka keq në 45 minutat e para, duke marrë edhe karton të kuq për një shqelm ndaj Berardit.

Duket se me këtë ndeshje, në Romë janë të bindur t’i hapin udhë largimit të mbrojtësit në fund të sezonit. Ofertat për të nuk mungojnë nga klube të tjera të Serisë A.

Lexo edhe:

  1. Humbi qetësinë ndaj Berardit, pezullim dhe gjobë për Kumbullën
  2. “Më vjen turp, ky është momenti më i keq i futbollit spanjoll”
  3. Kupa e Shqipërisë njeh dy gjysmëfinalistet e para, nuk ka surpriza
  4. Një spanjoll pasuesi i Contes, do të bindë Kane të rinovojë

Torino e Juric është ajo që e kërkoi edhe verën e kaluar, por mund ta marrë në huazim me të drejtë blerjeje verën e ardhshme. Trajneri kroat është ai që promovoi Kumbullën në Serinë A, kur të dy ishin pjesë e Veronës.

Roma shpenzoi më shumë se 30 milionë euro për të marrë mbrojtësin nga Verona, por veçanërisht këtë sezon performanca e tij ka qenë larg pritshmërive.

Mbrojtësi jo vetëm që nuk ka ofruar siguri, por edhe ka bërë gafa të pafalshme. Një nga ato ishte ajo ndaj Cremoneses, që i kushtoi Romës eliminimin nga Kupa e Italisë, por edhe ndaj Sassuolos.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...