Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Kumbulla: Interesimi i Juves dhe Interit? Mendoj vetëm për Veronan!

Marash Kumbulla of Hellas Verona during the Serie A TIM match between SSC Napoli and Hellas Verona at Stadio San Paolo Naples Italy on 19 October 2019. (Photo by Franco Romano/NurPhoto via Getty Images)

Marash Kumbulla e rinisi sezonin e Serie A me të njëjtin ritëm që ishte ndalur në muajin mars. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ishte protagonist i një paraqitjeje shumë pozitive në suksesin 2-1 që Verona e tij arriti ndaj Cagliarit në sfidën e prapambetur të javës së 25-të. Falë kësaj fitoreje Hellas që luajti që nga minuta e 35-të me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Borinit, mund të ëndërrojë kualifikimin në Europa League, pasi aktualisht skuadra e Ivan Juric pozicionohet në vendin e 7-të të Serie A me 38 pikë të grumbulluara. Nëse Verona arrin Europën meritat do të shkojnë edhe për dyshen shqiptare Kumbulla-Rrahmani që edhe ndaj Cagliarit u shfaqën në lartësinë e duhur gjatë gjithë 90-minutëshit. Marash Kumbulla ka folur pas takimit për DAZN, aty ku vlerësoi ndeshjen e skuadrës dhe shpjegoi se pse nuk i bën përshtypje interesimi i klubeve të mëdha italiane.

“Kishim një dëshirë të madhe për t’u kthyer në fushë. Ishte një fitore e bukur, të gjithë luajtëm mirë, disa prej nesh shkëlqyen. Nuk jemi akoma në 100%, por stërvitjet po na ndihmojnë të kthehemi gradualisht ata që ishim në muajin mars. Ftohtësia ime në lidhje me interesimin e Juventusit dhe Interit? Kështu jam unë. Le të themi se kjo është meritë e atyre që më rethojnë: shokëve të skuadrës, trajnerit dhe klubit, të cilët më kanë ndihmuar shumë“, nënvizoi 20-vjeçari i kombëtares shqiptare. Në këtë sezon të Serie kuqeziu i talentuar është aktivizuar në 19 takime me Veronan në kampionat duke realizuar dhe 1 gol.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...