Kupa e Italisë

Kumbulla: Jam i lumtur për golin, tani po korr frytet e punës

Marash Kumbulla gjeti golin e parë sezonal me Romën. Ekipi i Jose Mourinhos fitoi 3-1 ndaj Lecces mbrëmjen e kaluar, rezultat që i siguroi kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Italisë, aty ku do të ketë përballë Interin e Simone Inzaghit.

Ekipi mik kaloi në avantazh pas çerek ore lojë, por një gol me kokë i mbrojtësit nga Malësia e Madhe në fundin e pjesës së parë solli barazimin e rezultatit. 21-vjeçari foli pas ndeshjes për Sportmediaset, duke deklaruar se është i lumtur për golin e realizuar.

E nisëm ndeshjen jo mirë, më pas u përpoqëm të rrisim ritmin. Jam i kënaqur me golin. Në pjesën e dytë luajtëm me një tjetër ritëm dhe ia dolëm të fitojmë ndeshjen”.

 

Më pas një koment në lidhje me formën që po kalon: “Tani po mundohem të korr frytet e punës së bërë në muajt e fundit, dhe po ia dal mirë”. Në fund Interi, rivali i Romës për një biletë në gjysmëfinalen e Kupës.

Sigurisht që duhet ta nisim ndeshjen ndaj tyre në një mënyrë tjetër, me një qëndrim më aktiv në fushë. Le të mendojmë për ndeshjen e së dielës kundër Empolit, ka kohë për takimin e Kupës”, theksoi mbrojtësi i kombëtares kuqezi.

Quiz: Premier League

Nëse jeni fans i futbollit anglez dhe ndiqni ndeshjet e tij, atëherë me siguri që do të dini edhe përgjigjet e quiz-it të mëposhtëm...


Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency