Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Kumbulla: Mourinho ka tre ditë që bën të njëjtën gjë, dua të fitoj trofeun e parë në Tiranë

Marash Kumbulla nuk e nis si titullar finalen Roma-Feyenoord, por mbrojtësi i kombëtares shqiptare shpreson të luajë disa minuta gjatë ndeshjes.

22-vjeçari ka folur për Sky Sports pak para fillimit të finales së Conference League, duke karikuar shokët e skuadrës. Nuk mungon një koment për Jose Mourinhon.

Jam shumë krenar që jam një shqiptar që do të luaj në finalen e Tiranës. Ëndrra ime është të fitoj sonte, dua ta ngre në Tiranë trofeun tim të parë.

Ndeshja? Ne do të përpiqemi ta frenojmë presionin e tyre, sepse e dimë se ata janë një ekip agresiv. Ne kemi cilësitë tona, mund t’i bëjmë keq Feyenoordit.

Mourinho na karikon shumë, u bënë 2-3 ditë që na karikon pafund. Mezi presim të zbresim në fushë. Ndjesi e bukur kjo finale, sidomos në Shqipëri, është shumë e çuditshme, por në të njëjtën kohë e bukur”, deklaroi Kumbulla.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...