Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Kumbulla refuzon ofertën e Napolit, transferimi te Interi më pranë!

Interi e ka rrugën të lirë për të firmosur me Marash Kumbullën.Një sërë skuadrash brenda dhe jashtë Serie A interesohen për Kumbullën, por siç raporton “Sky Sport”, Interi është shumë më pranë se kundërshtarët në garën për 20-vjeçarin kjo edhe për faktin se kuqeziu ka refuzuar propozimin që i ka ardhur nga Napoli me presidentin e të kaltërve Aurelio De Laurentiis që kishte ofruar 20 milionë euro plus 5 milionë euro të tjera në formë bonusesh për kartonin e shqiptarit.Ndërkohë për zikaltrit flitet prej kohësh për një akord me Marashin, por duket se është arritur dakordësia edhe me klubin e mbrojtësit.

Mësohet se Interi dhe Verona janë në prag të akordit final për transferimin e Kumbullës për shumën e 25 milionë eurove. Godin do të largohet këtë verë dhe Kumbulla pritet të plotësojë treshen e mbrojtjes zikaltër me De Vrij e Skriniar. Kalimi te zikaltrit do të ishte një hap i madh në karrierë për mbrojtësin e talentuar të kombëtares kuqezi.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...