Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Kundër kujt shfryu Ronaldo kur u zëvendësua? Ja si “driblon” trajneri Santos

Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, në prononcimin për mediet pas sfidës së humbur ndaj Koresë së Jugut, shmangu polemikat mbi reagimin e Cristiano Ronaldos, i cili u fiksua nga kamerat duke shfryrë dhe sharë në momentin e zëvendësimit. Santos siguroi se sjellja e Ronaldos nuk kishte të bënte me vendimin e tij për ta zëvendësuar, por ishte reagim ndaj një futbollisti kundërshtar, që e kishte fyer.

“Po, Ronaldo ishte shumë i mërzitur, por me lojtarin Korean, që e ofendoi dhe i foli në fushë. Ai u kundërpërgjigj dhe kjo ishte krejtësisht normale. Kam dëgjuar atë që tha koreani në anglisht dhe nuk kam asnjë dyshim për këtë. Edhe Pepe e ndoqi koreanin pas ofendimit që i bëri Ronaldos,” shtoi Fernando Santos.

Ky ishte justifikimi i teknikut luzitan për sjelljen e CR7. Sigurisht që mediet do të vazhdojnë ta trajtojnë me kujdes këtë çështje, duke mos u besuar shumë fjalëve të Santosit.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...