Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Kundërshtarë në Katar, Inaki: Uroj të përballem me vëllanë dhe ta nis me pushime

Inaki dhe Nico Williams janë vëllezër, të dy luajnë me Athletic Bilbaon në La Liga, por në Botërorin e Katarit garojnë me Kombëtare të ndryshme. Inaki zgjodhi Ganën e gjyshit të tij, ndërsa Nico – tetë vite më i vogël – është pjesë e Spanjës së Luis Enrique-s.

Inaki debutoi me “Yjet e Zinj” dy muaj më parë, ndërkohë që tani do të provojë për herë të parë emocionet e pjesëmarrjes në një Kupë Bote, kompeticion ku shpreson të kalojë fazën e grupeve dhe të gjejë përballë Spanjën dhe Nicon.

Në fillim e refuzova ftesën e presidentit të Federatës, i cili erdhi të më takonte në Bilbao për të më bindur. Më pas, prindërit insistuan që të pranoja. Gana u kualifikua në Botëror, trajneri Addo më ka telefonuar disa herë, por nuk isha i bindur.

Më pas bisedova me gjyshin tim. Ai më tha se e kishte ëndërr të më shihte me fanellën e Ganës, kështu që pranova. Nico? Ne jemi profesionistë. Unë e di se çfarë rëndësie ka për karrierën e tij aktivizimi me Spanjën.

Shpresoj të përballem në Botëror me Spanjën dhe ta nis Nicon në shtëpi për të gëzuar gjyshin, i cili bën tifozllëk për mua në Kupën e Botës”, deklaroi ylli i Athletic Bilbaos.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...