Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kundërsulmi i Ramës: Me mua bojkoti s’funksionon, s’kemi detyrime ndaj profesionistëve

Kryemistri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në lidhje me propozimet e Ligës Profesioniste të Futbollit për Ligjin e Sportit. Kreu i Ekzekutivit është shprehur kategorik në disa pika, duke shpotitur madje iniciatorët e bojkotit.

“Ne kemi bërë një ligj për sportin. Kemi bërë iniciativa për futbollin që nuk i ka bërë askush më parë. Jemi dakord që për një periudhë starti pa taksa, për të formalizuar pagat. Ata nuk paguhen me minimum jetik, si pastruese. Këta deklarojnë aq, por marrin mijëra euro. Nuk mund t’u themi jo, që 10 vite nuk ka taksa. Edhe Messi e Ronaldo përfundojnë në prokurori për taksa.

TVSH e kaluam 6 për qind për investimet në sport. Patjetër që jemi gati të bëjmë atë që duhet edhe për moshat. Historia e këtij futbolli me pronarë që duan të shkarkojnë nëpër klube paratë që i detyrohen shtetit si pronarë të aktiviteteve të tjera, nuk kalon. As historia me biznesmenëve të pasur që kanë veshur fanellën e futbollit dhe kujtojnë se luajnë topash me qeverinë, nuk kalon.

Edhe mbështetjet e bashkive direkt për klubet profesioniste të mos vazhdojnë më, por të kaloje te fëmijët. Te profesionistët gjërat janë të ndara. Këto historitë me modele të mos na i tregojnë, se i tregojnë keq. E dimë si janë bërë në vendet e tjera. Mblidhni sa vite ka shtet dhe nuk është bërë për futbollin sa është bërë këto vite. Ne bëjmë për futbollin, por ka limit.

Habitem si nuk e kanë mësuar që gjuha e forcës, e bojkotit dhe shantazhit me mua nuk funksionon. Nuk e kuptoj pse bëjnë bojkot, mbase janë më rehat dhe u japin lojtarëve një minimum real dhe nuk kanë shpenzimet të tjera. Nuk funksionon kjo. Le të bojkotojnë, janë të pavarur nga qeveria. Me qeverinë vetëm duhet të bashkëpunojnë. Qeveria nuk ka detyrime ndaj sportit profesionist, por për moshat.

Ata nuk janë pjesë e një industria fitimprurëse. Nëse e mbajnë futbollin me ngastra, ku hidhet top e pritet top e nga ana tjetër fshihen lek, këtë mund të bëjnë. Janë të pavarur. Me ne nuk e bëjnë dot. Unë nuk shoh arsye se pse ata të kenë 10 vite pa taksa.  Çfarë bëjnë ata më shumë. Ka gjasa që disa nga ju vrapojnë më shumë se ata, edhe nga pikëpamja e vrapit”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...