Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Kuotat e basteve, Sturridge kalon te Interi

Pasi mori Lisandro Lopezin dhe mbylli marrëveshjen me Barcelonën për transferimin e fantazistit brazilian Rafinha, Interi është gati të bëjë një tjetër goditje në merkato.

Bëhet fjalë për sulmuesin anësor të Liverpoolit, Daniel Sturridge, që është vetëm një hap larg zikaltërve, pasi ka përfunduar jashtë planeve të Jurgen Klopp dhe po kërkon një tjetër ekip për të luajtur më tepër.

Kjo konfirmohet jo vetëm nga mediet, por edhe nga kompanitë e basteve që kalimin e Sturridge në Milano e kuotojnë me koefiçientin 1.07, duke i dhënë shanse maksimale transferimit.

Megjithatë, merkatoja e Interit duket se nuk do të ndalet këtu. Zikaltrit janë duke punuar fort për të marrë edhe ish mesfushorin e Chelseat, brazilianin Ramirez.

Gjithsesi, mediet italiane raportojnë se paralelisht me bisedimet për Ramirezin, drejtuesit e Interit po negociojnë edhe për rikthimin në Milano të kroatit të Realit, Mateo Kovaçiç.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...